Kurti për pakon mbështetëse: Më e madhja në rajon, sipas Bankës Botërore

Aktuale

Kurti për pakon mbështetëse: Më e madhja në rajon, sipas Bankës Botërore

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:59
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mburrur me raportin e Bankës Botërore, i cili rendit Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, për pakon mbështetëse.

“Për qytetarët e Republikës. Për Republikën e qytetarëve. Raporti i Bankës Botërore rendit Kosovën të parën në rajon me pakon më të madhe mbështetëse në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike”, ka shkruar Kurti.

Ai ka publikuar edhe statistikat, ku përqindja e GDP-së për Kosovën është 4.3, në masat mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë.

E dyta në këtë renditje është Bosnja dhe Hercegovina me 3.7%, pastaj Maqedonia e Veriut (2.8%), Shqipëria(1.9%) dhe Mali i Zi (1.2%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat