“Nuk bën bre djem kështu, atje ka nis gjyqi” – Fatmir Limaj nuk i preferon debatet me dëshmitarë në televizione

Aktuale

“Nuk bën bre djem kështu, atje ka nis gjyqi” – Fatmir Limaj nuk i preferon debatet me dëshmitarë në televizione

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:28
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj është lidhur direkt me studion e Pressing në T7 ku po diskutohet për Gjykaten Speciale.

Ai ka thënë se nuk i kupton pse dëshimtarët po dalin nëpër studio televizive. Ai po ashtu shton se nuk e kupton se si po gjykohet lufta e UÇK-së, e jo masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve ndaj luftës.

“Ky debat e ka një të mirë. Po harxhohet kjo nevoja që kjo situatë të përfitojë dikush. Një debat kalkulativ. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh atje të gjithë ne duhet të ndihemi të fyer, se para syve tonë krejt ajo që i ka ndodh këtij vendi nuk hetohet e as nuk gjykohet. As Popleku, as Meha e as Lybeniqi e të gjitha masakrat tjera. Është vrarë foshnja 3 muajshe. Është hedhur topi në korpusin shqiptar. Argumente e kundër-argumente pa asnjë provë. Sa lehtë ne drejtojmë gisht e akuzojmë njerëz. Shumë njerëz fshihen për të kaluarën e tyre të turpshme”.

“Nuk bon bre djem kështu mme këta dëshmitarë në studio. Kishim tubim në shesh e duhet të përfundonte. Në njërën anë kemi njerëz atje duke iu bërë gjyqi dhe dy të dënuar, ndërsa këtu po bëhet gjyqi publik“, përfundoi Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat