Arrestohen 4 policët e suspenduar për plagosjen në veri

Aktuale

Arrestohen 4 policët e suspenduar për plagosjen në veri

Më: 11 prill 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar katër zyrtarë policorë të për plagosjen e një personi mbrëmë në Leposaviq.

IPK-ja bën të ditur se bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri më tani janë suspenduar katër zyrtarë policorë , ndaj tre zyrtarëve që nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast.

Madje mbi të njëjtit rëndojnë edhe veprat penale “Moslajmërim i veprës penale” dhe “Vrasje në tentativë”.

Image
Pamje nga arrestimi

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mos lajmërim i veprës penale” dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje – në tentativë” (lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e tyre.

Mes tjerash IPK-ja bën të ditur se bashkë me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat