Alija: Dëgjimi i dëshmitarëve kundër ish-liderëve të UÇK-së duhet të përfundojë në vitin 2025

Aktuale

Alija: Dëgjimi i dëshmitarëve kundër ish-liderëve të UÇK-së duhet të përfundojë në vitin 2025

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:27
Amer Alija

Seanca e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të mbahet e mbyllur. E për këtë, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerësoi që në fillimin e vitit 2025, Prokuroria duhet ta përfundojë dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve.

Andaj, Alija thotë se sipas paralajmërimeve të bëra deri më tani, procesi gjyqësor ndaj rastit Thaçi e të tjerëve, mund të zgjasë deri në tre vite.

“Në fillimin e 2025 duhet ta përfundojë prokuroria dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve. Pastaj, duhet të konsiderohet edhe avokati i viktimave, e që i cili ka të drejtë t’i propozojë dëshmitarët nëse kanë. Ky gjykim sipas paralajmërimeve të cilat janë bërë, minimum do të zgjasë tre vite. Pra, në opsionin më të mirë është 3 vite, por mund të vazhdojë 4 deri në 5 vite. Ashtu siç i kanë kalkuluar ata orët për palët, nuk duhet të zgjasë më shumë se 3-4 vite”, deklaroi Alija.

I pyetur se a e lejon procedura lirimin me kusht derisa je në proces gjyqësor si i akuzuar, Alija deklaroi se sipas Gjykatës Speciale, një nga masat më rigoroze është paraburgimi.

“Pastaj kemi masat më të buta, siç është arresti shtëpiak, lajmërimi në polici, etj. Por, jo gjithmonë Gjykata është e lidhur që ta shqiptojë masën më të rreptë. Në fund të procesit gjyqësor mund të kemi ndonjë vendim lirues, pastaj kush do i kompensoj ato vite ku kanë qëndruar në paraburgim?, Privimi nga liria nuk shpaguhet me asnjë çmim, për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë kujdes këtë kohëzgjatjen dhe gjykimin brenda kohës së arsyeshme”, theksoi tutje Alija.

Ndërkaq, se a mund të përdoret si arsye frikësimi i mundshëm i qytetarëve, derisa Gjykata i publikon vet emrat e viktimave, Alija tha se në gjykime të tilla, Gjykata gjithmonë e ka parasysh peshën e veprave penale.

“Kryesisht në këto gjykime masa e paraburgimit caktohet si njëra nga masat e sigurimit të pandehurve”, potencoi Alija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat