Çollaku thotë se zgjedhjet në veri nuk do të mbahen

Aktuale

Çollaku thotë se zgjedhjet në veri nuk do të mbahen

Më: 12 prill 2023 Në ora: 19:13
Fatmir Çollaku

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, është shprehur skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, të cilat pritet të mbahen më 23 prill.

Çollaku ka thënë se zgjedhjet në veri nuk do të mbahen për shkaqe sigurie, por në mungesë të legjitimitetit të tyre.

“Detyrat që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, për të dyja palët këto detyra janë të obligueshme dhe palët do të duhej në mënyrë permanente të fillojnë me zbatimin e tyre në praktikë, që nënkupton zgjidhja e shumë çështjeve të pazgjidhura prej atyre teknike e deri të ato madhore të zgjidhen me dialog, të zgjidhen politikisht. Në pjesën veriore duhet të ketë zgjidhje politike, tash zgjedhjet e paralajmëruara të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të zgjedhjeve lokale, nuk do të mbahen. Vlerësimi im i tanishëm prej atyre informacioneve që kam, zgjedhjet nuk do të mund të mbahen, jo shumë për shkaqe sigurie sa për shkaqe të mungesës së legjitimitetit të tyre, sepse e dimë tashmë kush ka preokupime për këto çështje”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Sipas tij, në aspektin organizativ zgjedhjet mund të mbahen, por e diskutueshme është pjesa se kush do të marrë pjesë në zgjedhje dhe kush do të votohet.

“Në aspektin organizativ zgjedhjet mund të mbahen, por rezultati i këtyre zgjedhjeve, sa do të jenë valide, të vlefshme, sa do të kenë legjitimitet, por mua është e diskutueshme edhe pjesëmarrje e këtyre zgjedhjeve, kush do të del dhe nëse dalin, kënd duhet ta votojnë, kujt me ia dhënë votën, kënd duhet me zgjedh”, tha ai.

Bazuar në këto çështje eksperti i sigurisë ka thënë se këto zgjedhje janë të dështuara.

“Prandaj në këto relacione e shoh se këto zgjedhje në një mënyrë apo tjetër janë të dështuara”, ka thënë Çollaku.

Procesi zgjedhor pritet të mbahet me 23 prill në katër komunat e veriut të vendit, ku synohet të zgjidhen kryetarët e komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat