Flet hoxhë Mazllam Mazllami, thotë se miqtë i kanë bërë surprizë “makinë modeste”

Aktuale

Flet hoxhë Mazllam Mazllami, thotë se miqtë i kanë bërë surprizë “makinë modeste”

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:51
Mazllam Mazllami

Hoxhë Mazllam Mazllami ka thënë se pasi ka pasur një darkë me miqtë për daljen e tij në pension, miqtë e tij i kanë bërë dhuratë një makinë, e cila sipas tij është modeste.

“Pasi po iku në pension, ka qenë hedije prej shokëve miqve, të cilëve ju ka ra ndërmend të bëjnë një surprizë makinë modeste, ajo është modeste sepse është e vjetër, nuk është e re.

Sikur që e kam të parën edhe ajo e dyta është makinë modeste, por dhurata është e shtrenjtë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Sipas tij, dhurata ka qenë shprehje dashurie, prej miqve që prej shumë vjetësh i kanë ndjekur predikimin dhe ligjëratat e tij.

Në momentin e dhurimit të veturës, prezent ishte edhe kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

Gazetari Valon Syla kishte bërë një video në lidhje me dhuratën ndaj Hoxhë Mazllamit, më pas ai ishte sulmuar mbrëmjen e së martës.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pretenduar se sulmi i bërë ndaj tij mund të ketë lidhje me reagimet e tij për Hoxhë Mazllam Mazllami dhe ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

“Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk u ka pëlqyer fare, dhe kështu ka nxitur këtë komunitet të militantëve islamikë të organizojnë sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat