Hoxhë Mazllami: Dhuna s’lejohet në islam, Valon Sylën nuk e njoh

Aktuale

Hoxhë Mazllami: Dhuna s’lejohet në islam, Valon Sylën nuk e njoh

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:58
Hoxhë Mazllami

Hoxha Mallzam Mazllami, ka thënë se dhuna në islam nuk lejohet e sidomos në muajin e shenjte të muslimanëve, në Ramazan.

“Në islam nuk mund të lejohet, sidomos në agjërim, i gjithë trupi duhet të jetë agjërueshëm. Nëse më pe pak para, asaj gazetares nuk ia dhashë dorës, nuk lejohet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mendon për sulmin fizik ndaj Valon Sylës, ai tha se nuk e njeh atë dhe nuk ka dëgjuar për rastin e tij.

Gazetari Syla, u sulmua fizikisht mbrëmë nga tre persona, të cilët janë identifikuar nga Policia e Kosovës, por ende nuk janë arrestuar.

Motivet ende nuk dihen, por gazetari Syla pretendon se atë e kanë sulmuar “tre persona fanatik fetarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat