Kelmendi: BIK-u dënoje sulmin ndaj Valon Sylës, përndryshe i mvesh vetes autorësi

Aktuale

Kelmendi: BIK-u dënoje sulmin ndaj Valon Sylës, përndryshe i mvesh vetes autorësi

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:37
Adriatik Kelmendi

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës duhet të reagojë për Valon Sylën. Sipas tij, nëse nuk reagon i bie që inkujaron për të sulmuar.

“Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet?”.

Tutje, ai ka thënë se feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.

Kelemendi ka thënë se paqja nuk e duron dhunën, por paqja mbëlton lirinë.

“BIK reago! Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!”, është shprehur Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat