Kandidati për kryetar në Zubin Potok thotë se zgjedhjet e 23 prillit mund të përcillen me probleme

Aktuale

Kandidati për kryetar në Zubin Potok thotë se zgjedhjet e 23 prillit mund të përcillen me probleme

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:03
Izmir Zeqiri

Kandidati i PDK-së për kryetar në Zubin Potok, Izmir Zeqiri, vlerësoi që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, mund të përcillen me probleme.

Andaj, Zeqiri thotë se vendimi për tu mbajtur ose jo, i takon organeve të Qeverisë, përcjell teve1.info.

“Unë konsideroj që ndoshta tani nuk është momenti për shkak të rrethanave të krijuara dhe duket se do të ketë edhe probleme. Mirëpo, ne jemi në angazhim të përditshëm. Ka fakte që mund të ketë probleme gjatë procesit zgjedhor, ka parashenja që do të përcillet me probleme. Mirëpo, mbi të gjitha është vendimi i Qeverisë për mbajtjen e tyre. Ndoshta do kishte qenë më pozitive që të shtyheshin për një momentum tjetër. Por, ne duhet ta kryejmë detyrën tonë, pasi jemi në angazhime dhe të fokusuar”, deklaroi Zeqiri në emisionin “Këndi i Debatit”.

Megjithatë, Zeqiri shtoi se mbajtja e këtyre zgjedhjeve varet edhe nga Organet e drejtësisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat