Kusari: Sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje, kjo është shqetësuese

Aktuale

Kusari: Sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje, kjo është shqetësuese

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:04
Flutura Kusari

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë janë në rritje dhe kjo është shqetësuese.

Kusari thotë se Kosova i takon Kornizës Evropiane të Lirisë së Shprehjes, e cila nuk lejon shpifjen por e lejon mendimin e lirë dhe e mbron atë.

“Evropa dallon nga Amerika”, tregon ajo.

“Mundesh me fol por jo me shpif. Nëse dikush mendon se është bërë shpifje ndaj tij, ose ndaj dikujt, mund të ndjekë mjetet juridike. Jo me dhunë fizike. E drejta e lirisë së shprehjes i mbron mendimet. I mbron edhe ato mendime që nuk janë të pranueshëm lehtësisht nga të gjithë. I mbron edhe ato mendime që shokojnë, trondisin dhe ofendojnë. Kjo është ajo që po dua të them. Liria e mendimit është e mbrojtur”, shton Kusari.

Kusari po ashtu thotë se prej vitit 2018 sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat