“I shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit”, Hoxhë Mazllami pasi Valon Syla e krahason me “showman”

Aktuale

“I shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit”, Hoxhë Mazllami pasi Valon Syla e krahason me “showman”

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:07
Mazllam Mazllami

Gazetari Valon Syla është shprehur se e ka kritikuar Hoxhë Mazllam Mazllamin për shkak të sjelljes së tij sikur të ishte “pjesë e showbizit”.

Ai ka thënë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.

Pasi ka dëgjuar këtë deklaratë, Hoxhë Mazllumi e ka quajtur Sylën i shkret, pasi sipas tij ai nuk e kupton jetën e predikimit.

“I shkret është shihet se është i shkret, nuk e kupton jetën e predikimit. Këto janë rishpikje dhe rishpifje, e më ka ulur edhe çmimin e mercedesit”, ka thënë Hoxhë Mazllumi.

I pyetur nëse e ka blerë makinën me para hallall, Hoxhë Mazllami ka thënë se i kanë treguar miqtë se i kanë mbledhur paratë bashkë për t’i bërë surprizë.

“Vëllazërisht më thanë se kanë mbledhur para për një surprizë timen dhe dhe po janë para hallall”, ka thënë ai.

Ndërsa, nëse dhuratat nuk janë me para hallall, mund të mos i pranoni, kështu ka thënë Hoxhë Mazllami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat