EULEX: Situata në veri e brishtë, po shikojmë skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin, kemi shtuar patrullimet

Aktuale

EULEX: Situata në veri e brishtë, po shikojmë skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin, kemi shtuar patrullimet

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:13
Ilustrim

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka thënë se situata në veri të Kosovës mbetët e brishtë, sipas tyre i gjithë tensioni është rritur pas largimit të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakuumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, derisa kanë mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, EULEX thotë se kanë shtuar patrullimet në komunat veriore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR.

“EULEX-i në Kosovë është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës, edhe në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për katër kryetarët e komunave dhe dy kuvendet komunale në veri të Kosovës. Në këtë drejtim, ne jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm të mundshëm dhe do të përshtatim praninë dhe aktivitetet tona në përputhje me rrethanat, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka thënë EULEX.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani Sadriu ka caktuar datën 23 prill, për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore me shumicë serbe, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat