Ish-delegati i legjislaturës së vitit 1990 mirëpret vendimin e Qeverisë

Aktuale

Ish-delegati i legjislaturës së vitit 1990 mirëpret vendimin e Qeverisë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:05
Resul Makreshi

287 mijë euro për delegatët e legjislaturës së 1990-tës. Kjo është shuma që në mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës ndau si kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto mjete i marrin ata që janë certifikuar me mandatin e deputetit në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit me datë 2 korrik 1990 dhe me 7 shtator 1990, e të cilët kanë mbajtur mbledhje deri në vitin 1992.

Por zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, tha se për deputetët që kanë ndërruar jetë, kompensimin do ta gëzojnë familjarët.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990. Mjetet financiare në vlerë prej 287 mijë euro ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve konform gazetës zyrtare numër 21 të datës 2 korrik 1990. Vlen të theksohet se për deputetët që kanë ndërruar jetë, kompensimin e gëzojnë bashkëshorti apo bashkëshortja apo fëmiu deri në moshën 18 vjeçare dhe nëse fëmiu është në studime deri në moshën 26 vjeçare”, tha ai.

E Xhevat Pllana, ish delegat i legjislaturës së 1990 po e mirëpret një ndihmë të tillë, derisa kërkon që këto mjete të ndahen në baza të rregullta.

Tutje, Pllana thotë se lidhur me këtë kanë një brengë.

Mjete të tilla për delegatët e legjislaturës së 1990 janë ndarë edhe vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat