Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, Tomë Gashi: Është kthjellë Prokuroria

Aktuale

Rikualifikohet vepra ndaj Valon Sylës, Tomë Gashi: Është kthjellë Prokuroria

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:25
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pasi që rasti i sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, kaloi në Prokurorinë Speciale dhe tani me të po merret Departamenti kundër Terrorizmit.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë që sulmi ndaj Valon Sylës nuk është lëndim i lehtë.

“Është kthjellë Prokuroria. Ju thash që sulmi brutal dhe i paramenduar mire ndaj Valonit nuk është lëndim i lehtë”, shkroi Tomë Gashi.

“Tani në këtë rast po merret Prokuroria Speciale e Kosovës dhe kualifikimi i veperës ështe Terrorizëm!”, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat