PDK tregon se a janë të gatshëm për t’i hyrë procesit zgjedhor në veri

Aktuale

PDK tregon se a janë të gatshëm për t’i hyrë procesit zgjedhor në veri

Më: 13 prill 2023 Në ora: 00:13
PDK

Në momentin kur institucionet e sigurisë në vend, tregojnë se a janë marrë masat e duhura për të mbajtur zgjedhjet më 23 prill në veri, atëherë ne jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi. Deklaroi kështu, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu.

Megjithatë, Abdullahu thotë se s’duhet anashkaluar fakti që rrethanat janë të vështira për tu mbajtur ky proces zgjedhor në katër komunat veriore.

“Ne si Parti Demokratike jemi të vetëdijshëm sa të vështira janë rrethanat për tu mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, jemi të vetëdijshëm se çka bën Serbia atje. Ajo çka presim ne është që nga kjo Qeveri, nga institucionet e saj, të na sigurohet në advanc. Duhet të na tregojnë se a bën dhe a ka mundësi që atje të vazhdojmë të mbajmë zgjedhje. Kur e kemi këtë përgjigje, ne jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi”, deklaroi Abdullahu.

Zëdhënësi i PDK-së, shtoi se Qeverisë Kurti tanimë i ka humbur rruga në oborr, por siç tha ai, ajo përsëri vazhdon të jetë arrogante duke menduar se politika e saj mund të jetë edhe mbi ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat