Çakmaku: Dhuna duhet dënuar, të merren masa edhe ndaj atyre që keqpërdorin lirinë e fjalës

Aktuale

Çakmaku: Dhuna duhet dënuar, të merren masa edhe ndaj atyre që keqpërdorin lirinë e fjalës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 00:29
Avni Çakmaku

Anëtari i kryesisë së partisë, Fjala, Avni Çakmaku ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla duhet dënuar.

Ai ka thënë se pavarësisht se çfarë deklarohet dhuna nuk e justifikueshme.

Por, ai thotë se në Kosovë edhe liria e fjalës po keqpërdoret dhe se institucionet duhen të marrin masa ligjore ndaj atyre që bëjnë tejkalim të fjalës së lirë.

Aparati shtetëror i Kosovës veçanërisht gjyqësia dhe prokuroria me instrumentet e veta në momentin që ka tejkalim edhe të lirisë së fjalës të ndërmerren veprimet ligjore të parapara për atë prononcime të cilat shkaktojnë një lloj përçarje. Forma në të cilën është duke shkuar po prodhon situatë jo të mirë edhe për qytetarët edhe për gazetarët. Detyrimisht duhet të shkohet edhe nga ajo që gazetarët të cilët mund të jenë të papërgjegjshëm në prononcimet e tyre të kenë pasoja ligjore”, ka thënë ai.

Sipas tij deklaratat e Valon Sylës për diasporën por edhe për fenë kanë acaruar shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat