Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Më: 13 prill 2023 Në ora: 06:48 Përditësuar në ora: 18:00 më 13.04.2023
Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve shtyhet për 17 prill

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë.

Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitarës së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

​Avokatja: Jakup Krasniqi nuk po ndjehet mirë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë, nuk është ndjerë mirë gjatë seancës në të cilën po intervistohet dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS).

Kështu ka thënë avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, e cila e ka paralajmëruar turpin gjykues se mund të ketë nevojë që ai të largohet nga salla.

Alagendra: Krasniqi nuk ndjehet mirë

“Zotëri Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin, mendoj se mund të qëndrojë edhe pak por do të na thotë nëse ka nevojë të largohet dhe nëse na lejohet që të largohet.

Po ashtu mund të shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë që më herët thash që më duheshin dy orë me dëshmitarin por mendoj që do të më nevojiten më pak se një orë”, ka thënë avokatja e Krasniqit.

Në gjykatore po intervistohet dëshmitarja e parë e ZPS-së dhe seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun. Kjo është dita e tretë e dëshmisë së saj në seancë private.

Ndërsa në fillim të seancës, avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka kërkuar që të regjistrohet si provë një kallëzim penal i cili sipas tij është diskutuar në seancën e djeshme.

Këtë nuk e ka kundërshtuar prokuroria dhe trupi gjykues e ka pranuar si provë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po marrin pjesë fizikisht në sallë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë: Avokatja kërkon largimin e tij nga seanca

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme. Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.

Ajo ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.

“Z.Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme po vazhdon dëshmia e dëshmitares së parë. E gjithë seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Pasi aprovohet një material prove i mbrojtjes së Selimit, seanca kalon në private

Pasi aprovohet një material prove i mbrojtjes së Selimit, seanca kalon në private

Gjykatësi i Gjykatës Speciale Charles L. Smith ka aprovuar kërkesën e Geoffrey Roberts, avokatit të ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, për shtimin e një materiali prove.

Materiali është aprovuar në kohën kur dëshmitarja e parë e Prokurorisë Speciale për rastin “Thaçi dhe të tjerët” po intervistohet nga mbrojtja, e cila kërkoi 14-orë për parashtrimin e pyetjeve.

Gjatë kohës sa dëshmitarja e parë e Prokurorisë po sillej në seancë, avokati Roberts ka parashtruar kërkesë për dy dokumente që t’i shtohen si materiale prove përgjatë periudhës së intervistimit.

Kjo është aprovuar nga gjykata. Prokuroria nuk e ka kundërshtuar kërkesën, por thënë se janë disa pjesë në dokument që janë përsëritëse.

Më pas, seanca ka kaluar në private.

Dëshmitarja e parë e prokurorisë po shënon ditën e tretë të intervistimit. Për të janë paraparë katër ditë ofrim dëshmie.

Avokati Roberts: Ndërkohë që po vjen dëshmitarja, dëshiroj që të paraqes si provë dhe të regjistrohet si provë kallëzimi penal që u diskutua dje me dëshmitaren. Është dokumenti me numër identifikimi ERN-066676 dhe 066696. Sërish, për qartësim, nuk ka të bëjë fare me vërtetësinë, por është thjesht një dokument janë deklaratat bashkëlidhur që kanë efektin mbështetës.

Prokurori Holing: Nuk kemi kundërshtim, por thjesht ka pjesë që përsëriten të cilat kanë bëjnë me vërtetësinë e fakteve për të cilat i janë bërë pyetje dëshmitares.

Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon dëshmitarja e njëjtë

Ka vazhduar dita e tretë e dhënies së dëshmisë, të dëshmitarit të mbrojtur në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Dje e pardje dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.

Gjatë dy seancave, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.

Lluka Mishetiq avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, para se te hynte dëshmitarja në sallë kërkoi që ta dorëzoi një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga ZPS-ja dhe më pas u pranua nga trupi gjykues.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat