Pacolli ndryshon karrigen në Kuvend, ulet pranë deputetëve të PDK-së

Aktuale

Pacolli ndryshon karrigen në Kuvend, ulet pranë deputetëve të PDK-së

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:13
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndryshuar karrigen në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën plenare të së enjtes, ai është ulur pranë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nuk dihet arsyeja se pse Pacolli i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së.

Image
Behgjet Pacolli

Megjithatë, ajo që dihet është se në këtë legjislaturë Pacolli është anëtar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Pacollin dhe me zyrtarë të PDK-së, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat