​IKD: Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial me përfaqësim të pabarabartë gjinor

Aktuale

​IKD: Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial me përfaqësim të pabarabartë gjinor

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:39
​IKD

Në krahasim me dy vitet paraprake, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shënuar progres në miratimin e akteve nënligjore, porse sërish nuk ka arritur të miratojë të gjitha aktet normative të parapara me planin e Punës si dhe ato që rrjedhin si obligim nga Ligji për KGjK-në dhë Ligji për gjykatat. Kështu u tha me rastin e publikimit të raporteve “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”.

Aty u tha po ashtu se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial përballen me përfaqësim të pabarabartë gjinor, ku vetëm vetëm 20% e grave janë në pozita udhëheqëse në KGjK dhe Gjykata, ndërsa vetëm 3% në sistemin prokurorial.

Sipas IKD-së, trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike mbetet një nga problemet më të mëdha të Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe gjykatave në rrugën drejt avancimit të transparencës.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se gjatë monitorimit punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në vitin 2022, kanë gjetur se mungesa e theksuar e buxhetit ishte reflektuar në mosrealizimin e obligimeve të caktuara ligjore.

“Gjatë vitit 2022, ka progres në disa fusha po ashtu edhe sfida. Miratimi i akteve nënligjore që është njëra nga detyrat kryesore të Këshillit gjyqësor të Kosovës ka shënuar progres në raport me vitin 2022 me vitet paraprake. KPK nuk ka arritur ende të miratojë të gjitha rregulloret që e ka obligim të përcaktuar në planin e punës. Përfshija e publikut ka qenë në mënyrë adekuate publikun në vendimmarrje dhe për këtë arsye ka miratuarë edhe një rregullore për konsultime publike dhe një rregullore e tille kishte me qenë e rekomandim i vazhdueshëm në institutin e Kosovës për drejtësi që të miratohet dhe kjo rregullore ka hyre në fuqi”, u shpreh Shala.

Shala tha se përballë faktit se 35% e sistemit gjyqësor përbëhet nga gratë, vetëm 20% e tyre janë në pozita udhëheqëse.

“Aspekt tjetër problematik është aspekti i barazisë gjinore në gjithë sistemin gjyqësor gratë janë të përfaqësuara vetëm me 35% deri sa në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës me rreth 36%, mirëpo as përfaqësimi i grave në sistemi gjyqësor nuk është reflektuar në përqindjen e grave në pozita udhëheqëse të gjykatave pasi nga 10 gjykata në vend duke përfshirë gjykata themelore, komerciale dhe të apelit vetëm 2 gjykata udhëheqin nga gratë dhe kjo i bie që ka një përfaqësim prej 20% janë në pozita udhëheqëse”, tha ai.

Sipas IKD-së, planet strategjike të KGjK-së nuk gjetën zbatimin e duhur.

Ndërsa për sfidat më të cilat ballafaqohet Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) foli hulumtuesja, Eranda Zekaj.

“Kemi mungesë të bashkëpunëtoreve profesional për prokurorë, tani më janë 188 prokurorë dhe 141 bashkëpunëtorë profesional dhe në këtë aspekt nuk arrihet kryerja e punëve dhe përgjegjësive që rrjedhin nga ky ligj. Sfidat tjera të KPK-së lidhur me ligjin i hasim edhe tek numri i prokurorëve ne Prokurorinë e apelit dhe numrin e mbrojtësve të viktimave dhe rritja e domosdoshme e prokurorëve ne departamentin për krime lufte... Ligji për Këshillin Prokurorial ka përcaktuar se KPK do të mbikëqyrë kriteret për pranim në Prokurori, kritere këto ku përfshihet edhe barazia gjinore... 11 prej prokurorëve janë gra dhe kjo sfidë parashihet edhe ne pozitat udhëheqëse ku mbi 90% e tyre udhëhiqen nga prokurorët burra”, tha Zekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat