U tha në Speciale se nuk është mirë, vajza e Jakup Krasniqit tregon gjendjen e tij shëndetësore

Aktuale

U tha në Speciale se nuk është mirë, vajza e Jakup Krasniqit tregon gjendjen e tij shëndetësore

Më: 13 prill 2023 Në ora: 14:11
Gresa dhe Jakup Krasniqi

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.

Media ka kontaktuar vajzën e tij, Gresa Krasniqi për të marrë informata lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Në një prononcim, vajza e Jakup Krasniqit është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë por vetëm ai po përballet më nje grip të lehtë.

“Kam biseduar me Avokatin, nuk është diçka shqetësuese, grip i zakonshëm” ka thënë Gresa Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar këtë muaj. Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat