ASK: Mbi 84 mijë persona janë duke kërkuar punë në Kosovë

Aktuale

ASK: Mbi 84 mijë persona janë duke kërkuar punë në Kosovë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:55
Ilustrim

84 mijë e 661 persona janë aktualisht duke kërkuar punë në Kosovë.

Sipas, Agjencisë së Statistikave të Kosovës 41 mijë e 94 janë femra dhe 43 mijë e 567 meshkuj.

Tutje, bëhet e ditur se grupmosha që po kërkon punë më së shumti është ajo 25-39 vjeçare me gjithsej 35 mijë e 3 persona.

Ndërsa, ajo më së paku është grupmosha 55-64 vjeçare me 12 mijë e 60 punëkërkues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat