Historiani Imeraj: “Evropa Nostra” këtë vit ka vepruar drejt, kjo duhet përshëndetur

Aktuale

Historiani Imeraj: “Evropa Nostra” këtë vit ka vepruar drejt, kjo duhet përshëndetur

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:07
Historiani, Shkodran Imeraj

Historiani, Shkodran Imeraj, përmes një lidhje direkte në “Info Magazine”, e ka komentuar konstatimin e organizatës  “Europa Nostra”, e cila Manastirin e Deçanit këtë vit nuk e ka përfshirë në monumentet e rrezikuara.

Ai është shprehur se “Evropa Nostra” këtë vit ka vepruar drejtë dhe sipas tij, ky është një veprim që duhet përshëndetet.

“Konsideroj për veprimi i “Evropa Nostrës” është një veprim i cili duhet të përshëndetet dhe konsideroj se “Evropa Nostra” këtë vit ka vepruar drejtë, duke e larguar Manastirin e Deçanit nga siç është thënë ashtu në dy raportet e viteve të fundit, si monument i trashëgimisë kulturore i cili është i rrezikuar”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se Manastiri i Deçanit mbetet ndër institucionet më të sigurta, siç u shpreh ai, në rruzullin tokësor, përcjell Klankosova.tv.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi dhe e përsërisim prapë se Manastiri i Deçanit mbetet ndër institucionet më të sigurta do të thoja në të gjithë rruzullin tokësor, duke pasur parasysh se perimetri i tij dhe gjithë monumenti ruhet nga forcat paqëruajtëse të NATO-s”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat