Smajlaj: Dilema e rolit të gruas në shtëpi apo publik, nuk i ndihmon emancipimit

Aktuale

Smajlaj: Dilema e rolit të gruas në shtëpi apo publik, nuk i ndihmon emancipimit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:07
Violeta Smajlaj

Profesoresha në Fakultetin e Studimve Islame në Prishtinë, Violeta Smajlaj në emisionin FANARI ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe sfidat e tyre.

Duke folur për sfidat e gruas kosovare ajo ka thënë se në Kosovë ende ekziston një mentalitet i gabuar për gruan dhe rolin e saj në shoqëri, se gruaja nuk është e zonjë për poste udhëheqëse publike.

“Sfida ka pasur gjithmonë, ka dhe do të ketë. Mentaliteti ynë kosovar në konceptimin gruas lë shumë për të dëshiruar, ngaqë ende ekziston ajo përshtypja se gruaja nuk është e zonja për poste publike sikurse burrat, ndonëse nuk është siç ka qenë, është në zbehje e sipër”, ka thënë ajo

Smajlaj ka thënë se një problem tjetër shqetësues është që edhe diskutimi për rolin e gruas në shtëpi apo publik, që sipas kjo nuk e ndihmon emancipimin e gruas.

“Problematik tjetër shqetësuese është dilema e rolit të saj në publik apo në shtëpi. Vënia përballë e këtyre dy roleve veç sa vështirëson emancipimin e saj, feja në mëson se familjari më i mirë është ai që është më i mirë për familjen tij dhe qytetari më i mirë është ai më i dobishmi për shoqërinë, pra këto dyja nuk duhet vë karshi njëra tjetrës”, ka thënë Smajlaj.

Ajo ka folur edhe për pengesën që në disa raste po u bëhet vajzave me mbulesë që të ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm.

Sipas saj kjo është gabim dhe se udhëzimi administrativ po shfrytëzohet nga disa individë për interesa tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat