Abvazoviq për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe: Kam qenë drejt

Aktuale

Abvazoviq për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe: Kam qenë drejt

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:27
Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shprehet i bindur se ai ka bërë gjënë e duhur kur kishte nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

“Unë jam kryeministër që ka dëshirë t’i ndërroj gjërat. Ata që kanë qejf të jetojnë në vitet’90-ta, në status quo, ua pranoj si mendim. Por unë kam qenë drejt”, është shprehur Abazoviq.

“Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është organizata më e madhe fetare. Kemi marrëveshje edhe me Bashkësinë Islame, Bashkësinë Herbreje, Kishën Katolike. Kemi dashur që t’i sjellim të gjithë në nivel sa i takon ligjit”.

“Është hera e parë kur me marrëveshje kemi marrë obligime. Është njohje. Ata kanë hyrë në sistemin ligjor të Malit të Zi. Kjo nuk ka ndodhur përgjatë 30 vjetëve të Millo Gjukanoviqit, sepse kanë dashur që ta mbajnë si çështje që kur të vjen koha e zgjedhjeve ta aktivizojnë”

Abazoviq ka thënë se si kryeministër ka marrë vendime shumë të rëndësishme, që Mali i Zi të ketë të ardhme evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat