“Ke shkru raporte për faqe të zezë”/ Gola, Gashit: Je pjesë e asaj organizate

Aktuale

“Ke shkru raporte për faqe të zezë”/ Gola, Gashit: Je pjesë e asaj organizate

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:13
Ardian Gola, Leonard Kerquku dhe Shkëlzen Gashi

Profesori universitar, Ardian Gola, i ka reaguar panelistit Shkëlzen Gashi lidhur me lirinë e shprehjes për tema të caktuara dhe komentet e tij lidhur me gjendjen e institucioneve publike të arsimit në Kosovë.

Ai i reagoi Gashit kur filloi të fliste lidhur me këtë temë.

“Nuk pajtona. Ka shumë ndjeshmëri dhe duhet të kontekstualizohet gjithmonë tema dhe nevoja për një temë të caktuar. Të vërtetat për një temë të caktuar nuk janë imune ndaj politikës. Disa tema nuk mundesh mi diskutu”, tha ai.  

“Po du me përmend Xenin, i cili i bëri të gjithë për faqe të zezë. Me sa e di unë, ai është anwtar i bordit një organizate që ka hartuar raporte për gjendjen e arsimit në Kosovë. Miliona janë derdhur për ato raporte për faqe të zezë”, shtoi Gola.

 “Nëse po themi që krejt janë për faqe të zezë, atëherë edhe organizatat joqeveritare janë për faqe të zezë. Sektori publik, media, shkolla universitete, krejt janë një lloj matrixi. Është sikur tek ai filmi ku e sheh vetin në pasqyre. Nuk mund të dalim jashta brumit të cilin edhe e kemi trashëguar por edhe ëprvetësuar nga rrethanat”, përfundoi Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat