Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për onkologjinë e fëmijëve

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për onkologjinë e fëmijëve

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (ShSKUK) kanë nënshkruar Memornadumin e bashkëpunimit me Qendrën “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për Programin e Binjakëzimit në lidhje me onkologjinë pediatrike.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, U.D. drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Z. Ferry van Schoonhoven, Kryetar i “Princess Máxima” për onkologji pediatrike dhe Znj. Gita Gallé, COO dhe CFO”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Kjo marrëveshje ka për synim partneritetin ndërmjet palëve, optimizimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mënyrë që të rritet shkalla e mbijetesës për këta pacientë dhe të përmirësohet kujdesi për ta.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se memorandumi do të ndikojë drejtpërdrejt në trajnimin, edukimin dhe këshillimin e mjekëve, infermierëve, teknikëve, hulumtuesve dhe profesionistëve të tjerë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fushën e shërbimeve onkologjike për fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat