​Votohet anash rrugës, KQZ publikon qendrat e votimit për zgjedhjet në veri

Aktuale

​Votohet anash rrugës, KQZ publikon qendrat e votimit për zgjedhjet në veri

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

KQZ tha se lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.

Image
Lista e qendrave të votimit

Qendrat alternative, ose kontejnerët, do të vendosen anash rrugës në të shumtën e rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat