Ferat Shala dyshon se Osmani ishte në Itali për ta parë si funksionon autonomia e Tirolit Jugor

Aktuale

Ferat Shala dyshon se Osmani ishte në Itali për ta parë si funksionon autonomia e Tirolit Jugor

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:18
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Itali.

Shala ka thënë se është shumë pak e besueshme se presidentja Osmani ka shkuar në Itali vetëm për arbëreshët.

Në këtë kontekst, Shala dyshon se Osmani ka shkuar në Itali për ta parë nga afër se si funksionon autonomia e Tirolit Jugor.

“Presidentja për vizitë në Itali, dominon tema e arbëreshëve! Shumë pak e besueshme që ‘çështja arbëreshe’ ka qenë forca shtytëse e vizitës së saj atje. Më e besueshme del vizita për të parë nga afër si funksionon autonomia e Tirolit jugor, modeli më i përfolur për rehatimin e serbëve lokal. Nuk ka të keqe asgjë deri këtu, e keqja fillon nga momenti kur me metoda jotransparente synohet implementimi i detyrimit ndërkombëtar të vendit, marrë përsipër nga Albin Kurti në pikë të ditës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat