Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Aktuale

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:41
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrën në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shiptarë u masakruan nga forcat serbe.

“Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se së bashku me kolegë e bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.

Krasniqi ka treguar se kanë bërë homazhe dhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot. E përjetshme qoftë lavdia për ta!”, ka theksuar Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat