Haziri kritikon qeverisjen lokale e qendrore

Aktuale

Haziri kritikon qeverisjen lokale e qendrore

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:05
Lutfi Haziri

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar pasardhësin e tij nga radhët e VV-së, Alban Hyseni, ku sipas tij, i njëjti nuk po krijon ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik.

Haziri tha se përveç vonesave e problemeve teknike, LDK ka parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan – Livoç të Ulët – Kllokot, e cila sipas Hazirit s’po ndërtohet sipas projektit të pritur.

“Rruga hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo Gjilan-Kamenicë, ka probleme serioze. Ku mbeti vazhdimi i rrugës Gjilan – Kumanovë?! LDK i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e ndëshkojë kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën sepse nuk ka buxhetuar asgjë për Autostradën”, shkroi Haziri.

Tutje, ai akuzoi qeverisjen lokale për humbjen e 840 mijë eurove për projektin e stadiumit dhe se sipas tij, nuk ka arritur as të vazhdojë ndërtimi i këtij projekti.

“Derisa për projektin e impiantit, që ne si qeverisje e LDK-së e kemi sjell me mund të madh, qeverisja e VV-së e ka programuar financiarisht për vitin 2028, ndërkohë që do të duhej të përfundojë brenda 18 muajve”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat