Pejë/ I dyshuari për vrasjen e nënës kishte biletë kthimi për Gjermani, gjykatës i tha se “ndodhin këto gjëra”

Aktuale

Pejë/ I dyshuari për vrasjen e nënës kishte biletë kthimi për Gjermani, gjykatës i tha se “ndodhin këto gjëra”

Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Urim Hyseni, pasi i njëjti dyshohet se dje e ka vrarë nënën e tij.

Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka siguruar komplet dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.

Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.

Tutje, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.

Më tej, gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte nxjerr biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat