Rasti i Valdrin Sahitit, deklarohet Presidenca

Aktuale

Rasti i Valdrin Sahitit, deklarohet Presidenca

Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:56
Valdrin Sahiti

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka reaguar pas raportimeve lidhur me pasaportën diplomatike që posedon disenjatori Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.

Kupina ka shkruar në Facebook se presidentja Osmani asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit.

Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina.

Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat