Këshilltari i Thaçit ironizon me Osmanin: Mos na e ngucni presidenten me rrobaqepësin e saj

Aktuale

Këshilltari i Thaçit ironizon me Osmanin: Mos na e ngucni presidenten me rrobaqepësin e saj

Nga: A.Zh Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:21
Adil Behramaj

Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, pas lajmit për arrestimin e disenjatorit Valdrin Sahiti në Turqi.

Behramaj ka ironizuar me Osmanin, duke thënë se tash do t’i kontrollojë nga dy herë xhepat nga frika se “Sahiti ka harruar drogë aty”, përcjell Bota sot.

Sipas Behramajt, zona VIP nga e cila ka kaluar Sahiti në Turqi, mund të përdoret vetëm me kërkesë të ambasadave dhe jo privatisht.

Reagimi i Behramajt në Facebook:

Kur t’i shkojnë pantollat e porositur, Vjosa Osmani tash garant i kontrollon xhepat nga dy herë nga frika mos ka harruar Valdrini ndonjë substancë aty.

Hajgaret anash.

E para, nëse rrobaqepësi i presidentes ka kaluar nëpër zonën VIP në Stamboll kur është zënë me drogë, atëherë kërkesën për ta shfrytëzuar zonën ia ka bërë ambasada, sepse zona VIP në Turqi mund të përdoret vetëm me kërkesë të ambasadave, jo privatisht. E për ta liruar shpejtë, po i shoh po më duket këta tanët duke folur me MIT-in turk.

E dyta, në atë raport kanë pasur qasje njerëzit e pushtetit dhe ai u publikua në një medium të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu që, nuk është në rregull t’i qeponi njëri-tjetrit dhe të na e ngucni presidenten me rrobaqepësin e saj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat