Halimi e LDK-së përkujton eksodin e vitit 1999: Një popull u deportua për t'u ringjallur nga hiri

Aktuale

Halimi e LDK-së përkujton eksodin e vitit 1999: Një popull u deportua për t'u ringjallur nga hiri

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:12
Zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook ku ka folur për eksodin që kishte ndodhur në vitin 1999. 

Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri.” – ka thënë znj. Halimi. 

Ajo ka shtuar se LDK-ja po e ndjek ciklin e historisë që kujtohet në eksodin e përmasave të pabesueshme që kishte ndodhur në luftë. 

Kujtojmë se në vitin 1999 ishin dëbuar apo kishin ikur nga shtëpitë e tyre gati një milion njerëz. 

Statusi i plotë:

Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri. 
Sepse besoi në idetë libertariane dhe vlerat e përbashkëta Perëndimore.

Kosova kur e kujton kthimin nga ekzodi i përmasave të tilla merr fuqi, ajo është në histori dhe LDK e ndjek këtë cikël historie.

Rikthehet më e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat