Blerim Vela publikon një dokument që dëshmon për planet e Beogradit për zgjedhjet në Veri

Aktuale

Blerim Vela publikon një dokument që dëshmon për planet e Beogradit për zgjedhjet në Veri

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:30
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një dokument ku Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës.

Për këtë Vela ka shkruar në Twitter se kjo është një dëshmi e ndërhyrjes së Beogradit në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës që mbahen më 23 prill.

Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.

Zgjedhjet në Veri ishin paraparë të mbahen dhjetorin e vitit të kaluar, por ishin shtyrë për shkak të gjendjes së tensionuar në atë pjesë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat