S`ka më dilema, qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin pa viza

Aktuale

S`ka më dilema, qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin pa viza

Më: 17 prill 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Parlamenti Evropian nesër e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen..

Gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton kjo se s'ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo për RTK.

Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.

“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat