Mustafë Bajrami për Valon Sylën: Djallëzim i një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët

Aktuale

Mustafë Bajrami për Valon Sylën: Djallëzim i një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët

Më: 18 prill 2023 Në ora: 06:40
Mustafë Bajrami

Të ndalur e ka quajtur teologu Mustafë Bajrami komentimin satirik të gazetarit Valon Syla për dhuratën e blerë nga “xhemati” për hoxhën nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Ai tha se një formë e tillë e publikuar në opinion është e ndalur sipas dispozitave të islamit.

“Ato çka i thotë për Isën e Muhamedin, islamin, xhenetin e natën e varrit, sipas normave juridike islame është e ndalur. A i pëlqen dikujt a jo, nuk e di. Dhe këto shprehjet e tij pastaj kanë ngjallur reagime te disa të rinj. Një hadidh i Pejgamberit, shkoni dhe ndaleni me dorë, nëse nuk mundeni me këshillë (gojë), me zemër”, tha teologu.

Ai ka vazhduar duke thënë se hoxhollarët në Kosovë gjithmonë janë paragjykuar nga shoqëria.

“Ngjarjet e mëdha që i kumtojnë shumë, kurrë nuk lidhen rastësisht. Ajo çka ka ndodh me hoxhën Mazllum Mazllumi dhe në përgjithësi hoxhollarëve është rezultat i një djallëzimi të një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët”, tha tutje Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat