Alija: Në masakrën e Poklekut morën pjesë tri brigada të ushtrisë dhe policisë së Serbisë

Aktuale

Alija: Në masakrën e Poklekut morën pjesë tri brigada të ushtrisë dhe policisë së Serbisë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 07:00
Amer Alija

Në makrën e kryer në Poklek të Vjetër të Drenasit ku 24 vjet më parë ishin vrarë e djegur 53 civilë shqiptarë, kanë marrë pjesë tri njësi të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

Amer Alija nga Fondit për të Drejtën Humanitare, ka thënë se në bazë të deklaratave të dëshmitarëve që i kanë mbijetuar kësaj masakre, kanë identifikuar njësitë pjesëmarrëse në krim.

Sipas tij ato ishin dashmenti 86 i njësisë speciale në krye me Dragan Obranoviq ndajt të cilit ai thotë se kanë ngritur kallëzim penal në Serbi dhe dy brigada tjera, brigada 15 e blinduar e ushtrisë jugosllave dhe briga e 37 e motorizimit.

“Përmes deklaratave të dëshmitarëve që kanë mbijetuar ne kemi identifikuar njësitë që kanë marrë pjesë në këtë krim. Është dashmenti 86 i njësisë speciale të Policisë së Serbisë. Komandanti i kësaj njësie ka qenë Dragan Obranoviq për të cilin kemi ngritur kallëzim penal në Serbi. Janë edhe dy brigada tjera ajo e 15 e blinduar e ushtrisë jugosllave dhe brigada e 37 e motorizimit”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

Alija ka thënë se kanë kërkuar prej Prokurorisë që eproret e këtyre brigadave dhe policisë të akuzohen për përgjegjësit komanduese

Ai thotë se për këtë masakër nuk ka asnjë procedurë gjyqësore e asnjë të dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat