“Ka probleme serioze me shëndetin mendor!” - Ish-ambasadori reagon ashpër ndaj hoxhës që përdhosi flamurin kombëtar

Aktuale

“Ka probleme serioze me shëndetin mendor!” - Ish-ambasadori reagon ashpër ndaj hoxhës që përdhosi flamurin kombëtar

Nga: A.M. Më: 18 prill 2023 Në ora: 08:50
Hoxha Mazllam Mazllami

Ditë më parë është publikuar një video e Hoxhës Mazllam Mazllami, në të cilën ai ka ofenduar rëndë dëshmorët dhe flamurin kombëtar.

Në këtë video, ai bëri komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë të ulët.

“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi... plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij Mazllami.

Për këtë ka reaguar ashpër ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se “Hoxha Mazllam Mazllami ka nevojë vetë për hoxhë”.

Më tej, Lauka tha se këto deklaratat e fundi të hoxhës Mazllami, dëshmojnë se ai ka probleme serioze me shëndetin mendor, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hoxha Mazllam Mazllami ka nevojë vetë për hoxhë

Përdhosja e flamurit kombëtar shqiptar, duke e quajtur leckë, denigrimi i himnit tonë kombëtar, i shqiponjës dykrenore, simbolit tonë të lirisë, si dhe i  dëshmorëve të atdheut, dëshmojnë se hoxha Mazllam Mazllami  ka probleme serioze me shëndetin mendor.

Profeti Muhamet thotë se dashuria për atdheun është pjesë e besimit. “Për fe e atdhe" ishte dhe mbetet slogani i  patriotëve të vërtetë, të të gjitha besimeve, përfshirë atë musliman.

Muslimanizmi dhe atdheu nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Vetëm mendjet e sëmura, të prekura nga radikalizmi dhe ekstremizmi, përpiqen t'i shohin si nocione përjashtuese. Siç po vepron hoxha Mazllam Mazllami, i cili , duket se është bërë vetë për hoxhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat