Haradinaj në 24 vjetorin e betejës së Marecit: Sakrifica e të rënëve, motiv për ta dashur atdheun

Aktuale

Haradinaj në 24 vjetorin e betejës së Marecit: Sakrifica e të rënëve, motiv për ta dashur atdheun

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:04
Ramush Haradinaj ka kujtuar 24- vjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, ku u vranë mbi 120 civilë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24- vjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, ku u vranë mbi 120 civilë.

Haradinaj në Facebook tha se sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë , teksa tha se ajo mban emrin e secilit prej tyre.

“Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët!Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre”, ka shkruar ai.

Ndyshe edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec dhe Makoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat