S’ka kundërshtime në PE, miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Aktuale

S’ka kundërshtime në PE, miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:24
Parlamenti Evropian

Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka pasë kundërshtime.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

Të nesërmën do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së.

Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat