Haradinaj: Lajm i mrekullueshëm heqja e pengesës së fundit për liberalizim

Aktuale

Haradinaj: Lajm i mrekullueshëm heqja e pengesës së fundit për liberalizim

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:48
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovës, pasi Parlamenti Evropian unanimisht miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët.

Haradinaj ka thënë se tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot hoqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën!

Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses.

Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim  në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat