Tomë Gashi reagon pas miratimit të vendimit për liberalizim të vizave – ka një mesazh për opozitën!

Aktuale

Tomë Gashi reagon pas miratimit të vendimit për liberalizim të vizave – ka një mesazh për opozitën!

Nga: M.H. Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:54
Tomë Gashi

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Në lidhje me këtë temë në një shkrim në Facebook ka shkruar avokati Tomë Gashi.

Avokati uroi vendimin për liberalizimin e vizave duke shtuar që me kryeministrin Kurti u realizua, përcjell “Bota sot”.

Të tjerët premtonin e premtonin - herë hapnin shampanjë dhe e pinin vetë, po popullin e vajtonin”, shtoi tutje Gashi.

Postimi i plotë

Urime, Kosovë!

Me Albinin e realizuam.

Më në fund na u hoqen vizat!

Të tjerët premtonin e premtonin - herë hapnin shampanjë dhe e pinin vetë, po popullin e vajtonin; e herë herë vetëm na argëtonin

Me Albinin, nga 1 janari pa viza do të udhëtoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat