Murati: Falja e 100 eurove për tatimin në pronë zvogëlon barrën buxhetore për qytetarët

Aktuale

Murati: Falja e 100 eurove për tatimin në pronë zvogëlon barrën buxhetore për qytetarët

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:42
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është shprehur sot se falja e 100 eurove të para për tatimin në pronë do të zvogëlojë barrën buxhetore për qytetarët.

Në komisionin për buxhet, Murati ka thënë se në Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, përfshihet edhe ulja e pragut të tatimit nga 0.15 për qind në 10 për qind, ndërkaq ka potencuar se prej vitit 2025 do të fillojë zbatimi i tatimit progresiv.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin Murati për sjelljen në Kuvend të këtij projektligji pa respektuar afatet kohore dhe pa konsultim publik.

"Një reformë kaq e madhe me kalu në mënyrë at-hoc është e dëmshme", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat