Kica-Xhelili pas heqjes së vizave: Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë

Aktuale

Kica-Xhelili pas heqjes së vizave: Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:57
Doarsa Kica Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka uruar liberalizimin e vizave.

Kica-Xhelili tha se ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë dhe se uron që kjo të jetë një mundësi zhvillimi dhe jo ikjeje.

“Kosovë, Urime liberalizimin e shumëpritur e që moti të merituar. Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë. Uroj që ky lajm të shihet si mundësi për zhvillim e jo mundësi ikjeje.”, ka shkruar deputetja Kica-Xhelili.

Parlamenti Evropian ka vendosur për liberalizimin e vizave të Kosovës, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm që nga 1 janari 2024.

Të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia e nënshkrimit të Aktit ligjor./Reporteri.net./

Postimi i plotë:

Kosovë, Urime liberalizimin e shumëpritur e që moti të merituar. Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë.

Uroj që ky lajm të shihet si mundësi për zhvillim e jo mundësi ikjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat