Vela: Lista Serbe është në KQZ, zgjedhjet në veri po organizohen me dijeninë e tyre

Aktuale

Vela: Lista Serbe është në KQZ, zgjedhjet në veri po organizohen me dijeninë e tyre

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:02
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Lista Serbe është e informuar me të gjitha zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e 23 prillit në pjesën veriore të Kosovës.

Ky reagim i Velës vjen pas deklarimeve të shtetit të Serbisë se Kosova po organizon zgjedhje jodemokratike.

“Lista Serbe përfaqësohet dhe merr pjesë në KQZ, ku po zhvillohen të gjitha përgatitjet zgjedhore për 23 Prill”, ka thënë Vela me anë të një cicërime në Twitter.

Ai ka theksuar se Serbia rrejshëm pretendon se Kosova po organizon zgjedhje “jodemokratike”, duke shtuar se të kundërtën e dëshmojnë institucionet kosovare me veprimet që i kanë bërë, të cilat i keni më poshtë:

“Institucionet e Kosovës: Shtynë zgjedhjet nga 22 dhjetori në 23 prill; KQZ-ja zgjati afatin e regjistrimit të partive/kandidatëve nga data 18 mars në 22 mars; partitë dhe kandidatët serbë të Kosovës janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit; Lista Serbe përfaqësohet dhe merr pjesë në KQZ, ku po zhvillohen të gjitha përgatitjet zgjedhore për 23 prill”, ka shkruar Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat