Deputeti i VV-së: Vizat i finalizoi Qeveria Kurti

Aktuale

Deputeti i VV-së: Vizat i finalizoi Qeveria Kurti

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:04
Agon Batusha

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Agon Batusha në “Politiko” ka folur rreth vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Batusha ka thënë se meritën kryesore të tërë këtij procesi e ka Qeveria aktuale, duke shtuar se edhe qeveritë e kaluara por edhe qytetarët kanë meritat e tyre.

“Pikë së pari janë qytetarët e Kosovës sepse pa ata nuk mund të arrijmë asgjë, sepse zbatimi i kritereve, normave, kushteve, ligjeve që i kemi pasur nga BE-ja janë të gjitha të zbatuar dhe aty kanë kontribuuar qytetarët. Por, natyrisht nuk mund të ia mohojmë, që edhe kjo Qeveri, Kuvend e legjislaturë ka meritat e saj.

Duke pasur parasysh edhe kriteret e tjera që janë zbatuar nga qeveritë e kaluara, por zhbllokimin final dhe arritjen e rezultatit final natyrisht që e ka arritur kjo Qeveri. Madje këtë e tha edhe ambasadori francez.”, ka thënë ai.

Sot pas 12 viteve pritje e ngecje, në Parlamentin Evropian u votua liberalizimi i vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat