Hasani: Marrëveshja e Ohrit krijon pushtet paralel me seli në veri

Aktuale

Hasani: Marrëveshja e Ohrit krijon pushtet paralel me seli në veri

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:45
Enver Hasani

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër, krijohet një pushtet paralel që do të ketë seli në veri, e që do ta rivalizojë pushtetin në Prishtinë.

“Ka gjëra që kanë me qenë vështirë të përpihen, asociacioni, autonomia territoriale dhe jo territoriale – vetëmenaxhimi ka të bëjë me autonominë jo territoriale. Ajo që quhet ‘institucioni ombrellë’, institucioni ombrellë i autonomisë joterritoriale zakonisht është një lloj kuvendi i atij komuniteti, bashkësie, atij grupi etnik, gjuhësor, e kështu me radhë. Në rastin e këtyre, ombrellë do të jetë asociacioni i këtij vetëmenaxhimi, pritet të mos ketë vetëm kuvend, por disa struktura që do të formohen për ta ekzekutuar vetëmenaxhimin, autonominë territoriale”, tha Hasani.

Ai tha se kjo marrëveshje krijon një kushtetutë materiale.

“Ne i themi kushtetutë materiale, kushtetuta në kuptimin material është kur nuk ka rëndësi kush e nxjerr normën, nuk ka rëndësi hierarkia e normave, por ka rëndësi që materia është materie kushtetuese dhe prodhon një kushtetutë materiale për shkak se organizon pushtetin”, tha Hasani në Rubikon.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese shtoi se kjo marrëveshje është shumë më shumë se “Zajednica”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat