Musliu: Deri tash, disa njerëz në Kosovë kanë marrë pasaporta serbe vetëm për të lëvizur në Evropë

Aktuale

Musliu: Deri tash, disa njerëz në Kosovë kanë marrë pasaporta serbe vetëm për të lëvizur në Evropë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e sigurisë në Kosovë.

Në një status në Facebook, ai ka thënë se disa persona në Kosovë deri sot kanë marrë pasaporta serbe vetëm për të pasur mundësine e lëvizjes nëpër Europë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ketë impakt edhe në rritjen e sigurisë në vendin tonë.

Deri tash, disa njerëz të papërgjegjshëm, kanë marrë pasaporta serbe vetëm e vetëm për ta pasur mundësinë e lëvizjes në Evropë. Por, Serbia dhe organet e sigurisë në Beograd i kanë kushtëzuar këta njerëz që të bashkëpunojnë me ta dhe kësisoj kanë kërcënuar edhe sigurinë tonë në forma të ndryshme.

Edhe kjo formë po përfundon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat