Thaçi, Ramabajës: Nëse dikush u del kundër rrymave ekstremiste të Islamit, është Naim Tërnava

Aktuale

Thaçi, Ramabajës: Nëse dikush u del kundër rrymave ekstremiste të Islamit, është Naim Tërnava

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:31
Sadri Ramabaja dhe Jusuf Thaçi

Një debat ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 në mes të analistëve Jusuf Thaçi dhe Sadri Ramabajës.

Ramabaja tha se në Kosovë të gjithë klerikët islamë përhapin ideologji radikale fetare, që bëri Thaçin të reagoj.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse një apo dy persona janë radikalë kjo nuk i bën mijëra hoxhallarë të tjerë të njëjtë. Madje nuk e kuptoj se Tërnava është cak i këtyre sulmeve. Nëse dikush u del kundër rrymave ekstremiste të Islamit, është Naim Tërnava”, tha ai.

Këtu Ramabaja u tërhoq duke thënë se nuk ka shumë informacione për BIK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat